Site icon Telegrafi

Përplaset helikopteri në Meksikë, vdesin 13 persona (Video)

Helikopteri që po transportonte zyrtarët qeveritarë, në një zonë të dëmtuar nga tërmeti në Meksikë, ka humbur kontrollin vetëm disa metra para aterrimit, me ç’rast 13 persona presona mbetën të vdekur, transmeton Telegrafi.

Ministri i Brendshëm dhe Presidenti i shtetit Oaxaca, që ishin në mesin e politikanëve në bord, që nuk kanë marrë ndonjë lëndim.

Fillimisht është menduar se aksidenti shkaktoi dy viktima, por më vonë u konfirmua që janë 13, tre prej të cilëve fëmijë.

Zona që po vizitohej, ishte dëmtuar rëndë prej tërmetit prej 7.1 shkallëve të Rihterit, duke shkaktuar lëndime në njerëz dhe dëme të konsiderueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version