Telegrafi

Përplaset autocisterna, 50 të vdekur në Kongo

Në Republikën Demokratike të Kongos nga përplasja e një cisterne të mbushur me naftë dhe një makine kanë vdekur 50 persona dhe 100 të tjerë kanë pësuar djegie të rënda.

Kjo ngjarje ndodhi të shtunën sipas një zyrtar i policies rajonale.

Zëvendësguvernatori i provincës qendrore në  Kongo, Atou Matubuana Nkuluki, tha se autoritetet po bënin atë që mundën për të ndihmuar viktimat e përplasjes  në fshatin Mbuta, rreth 130 km larg kryeqytetit, shkruan euronews.com, përcjell Klan Kosova.

“Ne po mbajmë zi për vdekjen e rreth 50 personave. Ka gjithashtu rreth 100 njerëz me djegie të shkallës së dytë”, tha ai.

Rrugët në vendet afrikane janë shumë të këqija sidomos pas luftërave atje.

Në vitin 2010, të paktën 230 persona kanë vdekur në Kongo, kur një cisternë e karburantit u përmbys dhe shpërtheu duke lëshuar një top zjarri duke djegur shumë shtëpi dhe kinema të mbushur me njerëz që përcillnin futbollin në kupën e botës “Afrika 2010″.