Telegrafi

Përplaset autobusi në Francë, lëndohen 13 adoleshentë të Uellsit

Zyrtarë të Policisë franceze kanë bërë të ditur se në lindje të Francës është përplasur një autobus, ku të lënduar kanë mbetur 13 persona, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Në momentin e përplasjes, në autobus ishin 50 njerëz, përfshirë 41 të rinj, raportojnë mediat e huaja, transmeton KosovaPress.

Aksidenti ka ndodhur në një autostradë, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet.

Sipas zyrtarëve të Policisë, të rinjtë e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.