Ushtria po heton se pse një aeroplan i ngarkuar me ngarkesë që po bënte fluturimin përfundimtar ushtarak u përplas në një autostradë të Gjeorgjisë, duke vrarë të gjithë nëntë personat në bord.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aeroplan WC-130, i cili po fluturonte nga Savannah, Gjeorgji – SHBA.
Aeroplani i përfshirë në rrëzimin e së mërkurës ishte të paktën 50 vjeç, sipas një zyrtari.
“Nëntë anëtarë të ekuipazhit vdiqën në aksident, por deri sa të njoftohen familjet dhe të afërmit e tyre, ne nuk mund të japim emrat e tyre”, ka thënë gjeneral brigade Isabelo Rivera.
Të gjithë ishin nga Porto Riko, thanë zyrtarët.
Hetimi, i cili po zhvillohet, po kryhet nga Byroja e Gardës Kombëtare dhe Forca Ajrore, thanë ata.
Sipas autoriteteve, përplasja ka ndodhur momente pas ngritjes pranë Aeroportit të Hilton Head në Savannah të Gjeorgjisë. /Telegrafi/