Telegrafi

Përplaset me aeroplan, mbeti i ngujuar në xhungël – për pesë ditë u ushqye me biskotat dhe ujin që kishte me vete (Foto)

Mbijetoi pesë ditë në xhungël, pasi aeroplani i tij i vogël u përplas në mes të pemëve. Ai të shtunën e 3 nëntorit, po udhëtonte në kuotë të ulët, kur aeroplani u përplas me pemët.

Bëhet fjalë për pilotin e ri i cili u shpëtua më 7 nëntor në Peixoto de Azevedo, në shtetin brazilian të Mato Grosso.

Maicon Semencio Esteves, 27 vjeç nga Paranà, humbi kontrollin e mjetit të tij, për shkaqe që ende kanë nevojë të sqarohen.

Sipas zjarrfikësve, gjatë përplasjes pati edhe një zjarr, çka bëri që i riu të pësojë djegie në krahë, fytyrë dhe duar.

I plagosur siç ishte, piloti përdori telefonin e tij celular dhe shërbimin Gps, për tu lokalizuar, përcjell noa.al.

Kështu për shkak të pamundësisë për tu larguar nga zona, për pesë ditë me radhë ai u ushqye me sasi të reduktuar me biskotat dhe ujin që kishte me vete.

Aksidenti ishte sinjalizuar edhe nga një banor i zonës, i cili po punonte tokën aty afër, por që nuk arrinte të gjente aeroplanin në mes të pyllit.