Shoferi i një veture është nokautuar me një goditje të vetme, pas një zënke me një shofer tjetër me të cilin i përplasën veturat aksidentalisht.
Burri që e pëson po lëvizte prapa me veturë në një parking nëntokësor, kur befasisht u godit nga një veturë tjetër, transmeton Telegrafi.
Dhe në momentin që doli nga vetura filloi të ofendojë shoferin që e goditi, dhe derisa ai tentoi ta nxjerrë telefonin për ta fotografuar veturën e dëmtuar, viktima ia hedh në tokë telefonin, veprim ky që nervozoi tej mase burrin.
Fillimisht ata filluan ta shtyjnë njëri-tjetrin, por pas disa sekonda eskaloi situata dhe grushtat filluan, dhe në një moment njëri prej tyre e pëson keq kur goditet në fytyrë dhe rrëzohet pa vetëdije në tokë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm, ndërsa kjo zënkë ka ndodhur në Angli. /Telegrafi/