Site icon Telegrafi

‘Përplasen’ të mëdhenjtë

Kampioni në fuqi në këtë ndeshje do të hyj pas humbjes shokuese që e pësoi në javën e shkuar në Skenderaj nga Ferronikeli me rezultat 2:0. Por, ekipi i Afrim Tovërlanit tashmë e ka harruar atë disfatë, derisa është përqendruar maksimalisht në derbin ndaj nënkampionit. Bardhekaltërit besojnë se pikërisht ndaj rivalit të tyre do t’u rikthehen fitoreve.

“Pas humbjes nga Ferronikeli kemi punuar shumë për t’u këndell. Ndeshja ndaj Trepçës ’89 është shumë e rëndësishme për ne. Jemi përqendruar maksimalisht në këtë duel, të cilin synojmë ta fitojmë, me qëllim që të këndellemi për garat e mëtutjeshme”, tha për Arenën, ndihmësi kryesor i Afrim Tovërlanit, Ali osmani.

Ai tregoi se për këtë derbi Tovërlanit do t’i kthehen t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, edhe ata që i munguan në Skenderaj. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version