Telegrafi

Përplasen sindikalistët

Të premten në mbledhjen e kryesisë së BSPK-së, kjo e fundit është kritikuar për mungesë uniteti rreth punës konkrete që ka bërë udhëheqësia, për kërkesat e shumta që i kanë drejtuar për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve kosovarë.

Sindikata e shëndetësisë ka paralajmëruar greva rreth ngritjes së pagave të punëtorëve shëndetësor. Ndërkohë në këtë takim Kryetari i sindikalistëve shëndetësor Asllan Bajrami ka kërkuar përkrahje më të fuqishme nga BSPK-ja

“Përkrahja e paralajmëruar e grevës së 14 gushtit ka qenë përkrahja më e fortë e ministrit të shëndetësisë dhe e kryeministrisë dhe është thënë se janë kërkesa legjitime dhe i përkrahim. Përkrahje është premtuar edhe nga ana e BSPK-së, por kur ka të bëj më një problematikë sugjeroj që ky institucion të fokusohet në atë problematikë dhe të ketë unitet”.

Ndërkaq sa i përket politizimit të BSPK-së dhe përkrahjes së njëanshme të sindikatave, Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi i ka vlerësuar tendencioze diskutimet e disa sindikalistëve rreth këtyre çështjeve. Ai kërkoi më tepër bashkëpunim në mes të sindikatave në mënyrë që të realizohen më lehtë kërkesat e tyre.

“Për këto janë instancat që diskutohen, dega e ka instancën e vet deri të ministri dhe aty përfundon aktiviteti i tyre rreth kërkesave të tyre, më lartë është BSPK tek qeveria dhe kjo nuk respektohet atëherë këtu ka diçka jo të mirë. Këtu mund të ketë mashtrim ose politizim, ne në BSPK nuk do të lejojmë politizim”. /Telegrafi/