Telegrafi

Përplasen për autostradën

Beqiri tha se ky injorim që po i bëhet Kuvendit dëshmon se Qeveria është vet Kuvend e vet Qeveri.“Vendimi për ndryshimin e trasesë pa Kuvendin e Kosovës, tregon se kjo Qeveri bën çfarë të dojë. Le se nuk e dimë çmimin, por gjatë rrugëtimit të projektit po devijon edhe traseja”, tha Beqiri.

Sipas tij, një vendim i tillë për ndryshimin e trasesë është i paligjshëm dhe i papërgjegjshëm.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së tha se është me rëndësi se autostrada po zbatohet në tërësi.

Sipas tij, ky është projekti më transparent i mundshëm. Kryeministri tha se projekti do të përmbyllet në Merdare. Thaçi më tej ripërseriti se tre seksionet po përmbyllen para kohe.

Me vendimin e Qeverisë, traseja nuk do të kalojë përmes Shtimes por Malishevës, ndërsa me këtë sipas Thaçit do të kursehen 350 milionë euro, ndërkaq do të ketë 7 minuta më tepër për të udhëtuar.

Edhe deputeti Daut Haradinaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se nëse ky projekt është transparent është vetëm për Qeverinë, por jo edhe për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se kryeministri e ka për detyrë t’i informojë qytetarët lidhur me kontratën për ndërtimin e autostradës. /Telegrafi/