Partia e pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë (PPBQM), dënon procedurat e udhëheqësisë së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM) dhe shkrimeve në gazetën ”Penzioner plus”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PPBQM-ja kërkon që të mos u kundërshtohet e drejta e atyre që paguajnë anëtarësinë, për të pyetur se si dhe për çfarë harxhohet kjo pagesë, pra të publikohet raporti pikë për pikë, për harxhimet e më së paku 120000 euro në LSHPM dhe 1300000 euro në Shoqatë të pensionistëve (SHP).
Gjithashtu, PPBQM-ja kërkon të publikohen të dhënat se sa persona janë punësuar dhe sa paguhen ata, që janë të punësuar në LSHPM dhe SHP./Telegrafi/