Në rrugën Kurshumlija-Prokuplje rreth orës 6.40 këtë mëngjes pati një përplasje të rëndë në mes të një autobusi dhe një kamioni.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, autoritetet kanë thënë se në përplasjen e tmerrshme kanë gjetur vdekjen katër persona.
Po sipas të njëjtave informacione, nga ky aksident, edhe gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.
Četiri osobe su poginule, a nekoliko je povređeno u teškom sudaru kamiona i autobusa na putu Kuršumlija–Prokuplje >> https://t.co/VWV8tPlcaJ #rtsvesti pic.twitter.com/jfFAZHa3xT
— RTS Vesti (@RTS_Vesti) April 30, 2019
Përplasja ndodhi në Barlovo, në komunën e Kurshumlisë.
Siç mund të shihet në disa pamje, automjetet janë në flakë dhe aksidenti ka shkaktuar edhe vonesa në rrugë.
Dyshohet se autobusi në një moment kaloi në anën e kundërt të rrugës dhe e goditi direkt kamionin.
Autobusi u dogj plotësisht dhe kishte tre trupa të karbonizuar – dy pasagjerë dhe një shofer. /Telegrafi/