Dy gra janë përleshur në një palestër në Meksikë shkaku i një pajisjeje për ushtrime.
Bëhet e ditur se sherri ndodhi në qendrën Gimnasio Great Fitness në Monterrey të Meksikës.
Nga pamjet e publikuara, shihet Leticia 66 vjeç duke u përballur me një tjetër grua përpara se ato të përplasen fizikisht, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht se njerëzit përpiqeshin t’i ndanin, Rossana 44 vjeç e tërhoqi Letician zvarrë në palestër. Nuk vonoi shumë dhe Leticia u hakmor duke ia kafshuar Rossanas gishtin.
Kur ajo e kupton se është kafshuar alivanoset dhe bie në dysheme.
Siç raportohet, policia i ka arrestuar gratë ndërsa anëtarësimet në atë palestër janë anuluar.
Thuhet se Leticia përballet me akuza për sulm ndërsa Rosanna po shërohet nga plagët e marra. /Telegrafi/