Dy avionë të vegjël në Francë u përplasën në ajër, duke lënë të vdekur pesë persona, thonë autoritetet lokale.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja ndodhi të shtunën në jug-lindje të qyteti francez Tours.
Lidhur me këtë rast, ekipi i emergjencës përfshirë dhe 50 zjarrfikës u thirrën në vendin e ngjarjes.
Avioni më i vogël i cili po transportonte dy persona, ra në gardhin e një shtëpie në qytetin e Loches, rreth 46 kilometra në jug-lindje të Tours.
Ndërkohë, një dëshmitar tha se ky avion shpërtheu në flakë kur zbarkoi në njehsorin e energjisë elektrike në atë shtëpi.
Aeroplani tjetër i cili ishte më i madh, thuhet se pati rënë rreth 100 metra larg një zone të pabanuar. Në bord kishte tre turistë.
“Të pesë personat ndërruan jetë”, tha zyrtarja Nadia Seghier.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa nuk u dhanë detaje të menjëhershme në lidhje me identitetin e viktimave. /Telegrafi/