Site icon Telegrafi

Përplasen “kokë më kokë” dy autobusë në Saarbrücken të Gjermanisë, raportohet për disa të lënduar, përfshirë fëmijë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Saarbrücken të Gjermanisë, mëngjesin e së hënës.

Sipas informacioneve të disponueshme deri më tani, dy autobusë janë përplasur “kokë më kokë” në hyrje të Saarbasar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas policisë, 25 persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve edhe një grup fëmijësh.

Nuk ka ende të dhëna për shkallën e lëndimeve ndërkohë që disa nga të prekurit janë ende duke u trajtuar në spital.

Gjithsej në të dy autobusët ndodheshin rreth 40 persona.

Shërbimet e urgjencës kanë qenë në vendin e aksidentit në një numër të madh.

Ndërkohë në aksion kanë qenë rreth 20 autoambulanca, 15 mjete policie dhe helikopteri i shpëtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version