Dy trena mallrash janë përplasur sot në afërsi të qytetit Panhandle të Teksasit. Mediat amerikane raportojnë se në vend të ngjarjes kanë dalë policia, autoambulancat dhe zjarrfikësit, derisa ende nuk dihet nëse ka viktima.
Sipas dëshmitarëve okularë, dy trenat janë përplasur ballë për ballë, derisa dyshohet se ka pasur defekte teknike në rregullimin e binarëve, transmeton Telegrafi.
Që të dy trenat i përkasin kompanisë BNSF, një nga kompanitë më të mëdha hekurudhore në Shtetet e Bashkuara. BNSF është njëra nga kompanitë që janë në pronësi të miliarderit Warren Buffett. /Telegrafi/