Më shumë se 100 persona u lënduan dhe të paktën një humbi jetën, kur dy tramvaj u përplasën direkt në Rusi si pasojë e mosfunksionimit të frenave.
Njëri prej tramvajeve doli nga kontrolli derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, duke i hedhur nga dyert e thyera pasagjerët që përfunduan në rrugën Logovaya, transmeton Telegrafi.
Nga përplasja e dy tramvajeve janë lënduar më shumë se 100 persona në qytetin rus Kemerovo – ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.
Në një fotografi amatore shihen tramvaji duke u kthyer në një kthesë derisa lëvizte me shpejtësi të madhe, ku si pasojë hapen dyert.
Dy prej pasagjerëve që gjendeshin afër derës, fluturuan jashtë dhe përfunduar në rrugë – duke detyruar shoferët e veturave të frenojnë me shpejtësi. /Telegrafi/
One person was killed and more than 90 were injured after two trams collided on Logovaya Highway early Thursday morning in the Russian city of Kemerovo, according to local authorities. pic.twitter.com/maPTZy0ye9
— 鳳凰資訊 PhoenixTV News (@PhoenixTV_News) June 6, 2024