Telegrafi

Përplasen dy makina nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbesin të lënduar dy persona

Dy makina janë përplasur në afërsi të Fangut në Rrugën e Kombit.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.

Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimit të gabuar të njëri prej shoferëve.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet. /Telegrafi/