Si pasojë e përplasjes së dy makinave, pranë fshatit Xhyrë, janë plagosur shtetasit Bujar dhe Mimoza Agalliu nga Korça, Besnik Begu nga Mamurrasi, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti i dy të plagosurve të tjerë.
Tre nga të plagosurit u dërguan menjëherë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërsa dy prej tyre, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit të Librazhdit.
Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, raportoi Ora News. /Telegrafi/