Telegrafi

Përplasen helikopterët policor, pesë policë dhe një civil shpëtojnë me lëndime të lehta (Video)

Janë publikuar pamjet e momentit dramatik, kur dy helikopterë policorë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, u dëmtuan si pasojë e përplasjes. Me këtë rast, pesë policë dhe një civil, pësuan lëndime të lehta.

Incidenti që ndodhi gjatë vitit 2012, në aeroportin e helikopterëve të Departamentit Policor në Pasadena, kur njëri po aterronte, teksa tjetri po bëhej gati të nisej, transmeton Telegrafi.

Pamjet tregojnë momentin e përplasjes së dy Bell OH-58 dhe shpërndarjen e pjesëve gjithandej, teksa të pranishmit përpiqeshin të ikin.

Policia ka deklaruar se në këtë ngjarje që ndodhi më 17 nëntor, u lënduan pesë policë në bord si dhe një civil që ndodhej në aeroport. Ata janë dërguar në spital me lëndime të lehta, prej nga janë lëshuar menjëherë pas trajtimit mjekësor. /Telegrafi/