Si pasojë e përplasjes se dy helikopterëve në Australi, kanë humbur jetën katër persona, e tre tjerë janë në gjendje kritike, kanë njoftuar autoritetet australiane.
Përplasja ndodhi rreth orës 14:00 në afërsi të destinacionit të preferuar turistik pranë plazhit Main në Gold Coast në jug të Brisbanes, transmeton Telegrafi.
“Pas përplasjes së helikopterët, fluturaket u rrëzuan në brigjet me rërë jo larg pushimores Sea World”, ka bërë të ditur para gazetarëve zëdhënësi i policisë së Queensland, Gary Worrell.
#BREAKING Two helicopters collide in Southport, Australia.
3 believed to be dead, with 2 others injured as two helicopters collide near SeaWorld on the Gold Coast. Serious accident, see following tweets for updates.#Southport – #Australia@rawsalerts @IntelPointAlert pic.twitter.com/5Kjd2h33kc
— CNW (@CANews_Watch) January 2, 2023
Ai shtoi se ekipet emergjente e kanë pasur të vështirë të futen në brigjet me rërë. E 13 persona gjendeshin brenda dy helikopterëve.
Katër prej tyre humbën jetën e tre tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, kurse gjashtë tjerë me lëndime më të lehta, përfshirje prerje si pasojë e xhamave të thyer.
Ambulance after ambulance rushing the the scene of what I’m told is a chopper crash near SeaWorld. I’ve been told one chopper is in the water pic.twitter.com/FU93kVjvSH
— Luke Bradnam (@LukeBradnam) January 2, 2023
Që të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, e shkaku deri te ky aksident ajrore nuk dihet akoma, por se autoritet po hetojnë rastin. /Telegrafi/