Shtatë persona ndërruan jetë në Alaska, si pasojë e përplasjes së dy avionëve në ajër, derisa incidenti ndodhi afër aeroportit në Soldotna, një qytet i vogël në Gadishullin Kenai.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në mesin e viktimave ishte edhe ligjvënësi Gary Knopp, njëherësh anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të Shtetit, e konfirmojnë autoritetet.
Bëhet e ditur se Knopp ishte duke pilotuar njërin avion me të cilin ishte i vetëm, gjashtë persona të tjerë ishin në bordin e aeroplanit tjetër.
Gjashtë prej pasagjerëve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri prej tyre vdiq rrugës për në Spitalin Qendror të Gadishullit.
Autoritetet po e hetojnë shkakun e përplasjes, dhe ende nuk u bë e qartë se cili avion goditi tjetrin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eWgUVxR0YaY