Një përplasje ndërmjet dy autobusëve, aksident ky i ndodhur të martën në rusi ka rezultuar me vdekjen e pesë personave dhe disa të tjerëve të plagosur.
Bëhet e ditur se të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi dy autobusë me pasagjerë u përplasën me njëri-tjetrin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Don”, në rajonin e Voronezh. Dy autobusët mësohet se ishin nisur në drejtim të Moskës jugore.
Paraprakisht dyshohet se një prej tyre kishte ndaluar në anë të rrugës, për shkak të një defekti, kur autobusi tjetër i ra nga pas. /Shqiptarja/