Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një anije peshkimi u përplas me një cisternë prej 336 tonësh në ujërat e detit në Korenë e Jugut.
Dy të tjerë janë zhdukur, tha roja bregdetare e Koresë së Jugut, kërkimi ende po vazhdon, transmeton Klan Kosova.
Varka e peshkimit, mbante 20 pasagjerë dhe dy ekuipazhe të një turneu për përshkim në kohën e përplasjes.
Helikopterë të marinës dhe dhjetëra anije po marrin pjesë në kërkim në jugperëndim të Incheon, pranë ishullit Yeongheung.
Shtatë persona u dërguan në spital për t’u trajtuar.
Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap tha se përplasja ndodhi nëntë minuta pasi varkë u nis nga bregu.
“Nuk ka ndonjë problem specifik lidhur me kushtet e motit”, u tha gazetarëve një përfaqësues i rojës bregdetare. “Po hetojmë se si ndodhi aksidenti”.
Temperaturat e ujit të ftohtë gjithashtu mund të kenë kontribuar në viktima, tha ai.