Site icon Telegrafi

Përplasen dy aeroplanë të Delta Airlines në aeroportin e Georgia

Dy aeroplanë të aviokompanisë Delta Airlines janë përplasur mes vete, derisa po bëheshin gati të ngriteshin në ajër nga aeroporti i Georgia.

Incidenti ka ndodhur pikërisht në aeroportin e Atlantas, ku sipas dëshmitarëve aeroplanët u përplasen kur po bëheshin gati të ngriteshin në ajër, transmeton Telegrafi.

Meteorologu i Tampa, Jason Adams, tha se ishte në bordin e njërit prej aeroplanëve kur ndodhi përplasja.

“Ishte e tmerrshme. Po bëhesha gati për udhëtimit nga Atlanta drejt Louisiana, kur një aeroplan tjetër goditi atë në të cilin gjendesha”, shtoi ai.

Një dëshmitar tha se aeroplani në të cilin gjendej Adams kishte numrin DAL295, e nga Google aktualisht janë shfaqur fotografitë e DAL295 i cili është dëmtuar.

Hartsfield-Jackson është një prej aeroporteve më të frekuentuara në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version