Site icon Telegrafi

Përplasen dy aeroplanë në Rusi, humbin jetën tre persona

Një aeroplan i vogël sot është rrëzuar në Leningrad të Rusisë, pasi u përplas me një aeroplan tjetër – ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave të para, aeroplani i vogël pa pasagjerë ishte përplasur me një aeroplan tjetër gjithashtu të vogël, brenda të cilit ishin piloti dhe dy pasagjerë, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i parë pësuar pak dëmtime, kurse piloti kishte shpëtuar pa as edhe një lëndim, e tre personat tjerë që ishin në fluturaken tjerë kanë humbur jetën.

Në anën tjetër Ministria ruse për Situata Emergjente, ka njoftuar se aeroplani kishte rënë në Leningrad pak para aterimit në aeroportin Gostilitsi. /Telegrafi/

Exit mobile version