Telegrafi

Përplas për vdekje endacakun e shtirë në rrugë, arrestohet 23-vjeçari në Fier

Policia e qyteti të Fierit njofton ka arrestuar në flagrancë një shtetas 23-vjecar, pasi ka aksidentuar për vdekje një person në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur “Qafa e Koshovices”.

Sipas njoftimit te Policisë, viktima dyshohet se ka qenë një endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23-vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, duke drejtuar automjetin tip Benz ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë”, njofton Policia.

Policia ka shtuar se po punohet për identifikimin e viktimës dhe materialet nga ngjarja do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/