Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë rrëzohet dhe përplas kokën për muri.
Ai qëndron për më shumë se 20 minuta i shtrirë në dysheme i larë në gjak, në njërin nga spitalet e qytetit rus Smolensk, transmeton Telegrafi.
Pamjet janë publikuar nga televizioni REN, të cilat kanë shokuar opinionin e këtij vendi.
Por, është interesant se si ky burrë qëndron kohë të gjatë i shtrirë në korridor të spitalit, ku para syve të tij kalonin mjekët dhe silleshin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Dhe në një moment ata tentojnë ta ndihmojnë, por duket se ai refuzonte ndihmën e tyre, pasi raportohet se ai ishte nën ndikim të alkoolit.
Mediat ruse raportojnë se ky burrë pas një orë ka vdekur si rezultat i përplasjes së kokës në mur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=F-4nGdoM3fs