Peter Koen ishte për vizitë në Cape Vidal të Afrikës së Jugut, ku filmoi një majmun të uritur, që përpiqej të merrte hamburgerin që ishte brenda veturës.
Për një moment, ai edhe sulmon një rival, nga frika se mund t’ia grabiste ushqimin, të cilin nuk po mund ta arrinte, transmeton Telegrafi.
“E lashë hamburgerin në veturë, sepse më duhej të përgjigjesha në telefon. Nuk besoja skenën që ndodhte para meje”, ka thënë Koen lidhur me rastin.
Shumë njerëz i kanë pëlqyer veprimet qesharake të majmunit, ndërsa e kanë shpërndarë videon në internet. /Telegrafi/
https://youtu.be/B_Rv3-rEIRs