Më shumë se 50 mijë njerëz janë rrethuar, shkarkuar dhe pezulluar nga puna nga Qeveria e Turqisë pas përpjekjeve të dështuara për grusht-shtet në Turqi.
Personat e larguar e pezulluar konsiderohen si të pabesë ndaj presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, duke përfshirë edhe mësues, dekanë të universiteteve dhe media.
Sipas Qeverisë, ata janë aleatë të klerikut Fethullah Gulen, i cili mohoi pretendimet se ka drejtuar kryengritjen.
Kryeministri turk, Binali Yildirim tha se Gulen udhëhoqi një organizatë terroriste.
Turqia është duke i bërë presion Shteteve të Bashkuara që ta ekstradojnë Gulenin, raportojnë mediat e huaja, transmeton KosovaPress.