Dale Jenning i kaloi vikendet e tij duke luajtur për Runcorn Town, një skuadër gjysmëprofesionale nga liga e nëntë e futbollit anglez.
Lojtari 26-vjeçar ka filluar tentimet e para që ta shpëtojë karrierën e tij, pasi i kaloi dy vite larg futbolli për t’u kujdesur për vajzën e tij që u diagnostikua me kancer në vitin 2017.
“Është gjëja më e keqe që një prind mund ta dëgjojë, vajza juaj ka kancer, kështu që për mua, futbolli nuk ishte i rëndësishëm”, ka thënë ai për Sport Bible.
Despite interest from other clubs higher up the pyramid, Dale Jennings (@dalejennings92) sees Runcorn Town as the place to be for the 2019/20 season.
More: https://t.co/QoXKvfztPE pic.twitter.com/pGFcBhATBi
— Runcorn Town FC (@RuncornTown) June 30, 2019
“Nuk më interesonte nëse do të luaja përsëri futboll, për sa kohë që vajza ime ishte në rregull, gjëja kryesore ishte që unë të isha atje për të. Fatmirësisht ajo është duke u bërë më mirë”.
Jennings ishte i detyruar që të gjente një punë me orar të plotë. Ai kishte kaluar një javë në Amazon si sigurim, një eksperiencë që ai e kishte përshkruar si ‘rikthim në realitet”.
Por, tani punon si inspektor i cilësisë në Land Rover dhe Jaguar, duke testuar pjesët e makinave. Jenning ka folur edhe për kohën kur kishte shkuar në prova te Bayern Munichu në vitin 2011, e që mendonte se karriera e tij do t’i prekte majat më të larta.
“Menaxheri i Tranmere , Les Parry, më thirri gjatë një seance dhe tha:”Sapo më mori dikush nga Bayern Munichu në telefon dhe më pyeti për ty”.
“Unë fillova të qeshja, sepse ai ishte paksa një shakaxhi, por ai ishte serioz në ato momente. Nuk e dija se çfarë po ndodhte derisa hipa në aeroplan. Isha rrugës për në Munih. Lëvizja që bëra në drejtim të Bundesligas, ishte lëvizja që e kisha ëndërruar. Nuk e prisja gjithë atë vëmendje të mediave kur zbrita në aeroport”, ka zbuluar Jenning.
Por, mesfushori bëri 36 paraqitje si 18-vjeçar në Bayern Munich B, e që më pas filluan problemet familjare për t’u larguar më pas në vitin 2013 nga Allianz Arena. /Telegrafi/