Bashkë me prindërit edhe fëmijët u bënë pjesë e valës së migrimeve ilegale në fund të 2014-ës dhe fillimit të 2015-ës, raporton KTV.
Disa kishin paralajmëruar se më nuk do ta mbanin mësimin por pjesa dërrmuese e tyre nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Shkollave u kishte rënë shumë numri i nxënësve e prej komunave më të prekura ishin Prishtina, Ferizaj, Podujeva e Vushtrria.
Një vit pas fluksit të madh, janë kthyer mbi dymijë nxënës në Kosovë. Për ta janë hartuar udhëzime administrative ku i drejton nxënit se ku duhet të vazhdojnë mësimin.
Mirëpo, nëse është e nevojshme, drejtoritë komunale të arsimit duhet të organizojnë orët plotësuese për këta nxënës, përcjell Koha.net. Planprogrami i përgjithshëm është përmbledhur edhe në disa libra ekskluzivisht për mësime plotësuese.