Telegrafi

Përpjekje për zgjidhjen e krizës në Birmani

Hapësira që autoritetet ushtarake të Birmanisë do t’i lejojnë të dërguarit të posaçëm të OKB-së për t’u takuar me protestuesit dhe udhëheqësit e opozitës, si dhe raporti që ai do të paraqesë në Këshillin e Sigurimit, do të ndikojnë mbi debatin ndërkombëtare që po zhvillohet, duke çuar ndoshta në sanksione ndaj Birmanisë.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të tjera të njëanshme ndaj regjimit ushtarak të Birmanisë.

Ndërsa ministri i jashtëm britanik, David Milliband, e shfrytëzoi fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një forum që mbledh 192 vende të botës, për të insistuar se dhuna që po përdor regjimi në Birmani kundër protestuesve paqësorë duhet të ndalet.

Evropa dhe Amerika, që po bëjnë fushatë për hapa më të ashpër, janë inkurajuar nga dënimi i paparë që disa vende të rajonit i kanë bërë autoriteteve ushtarake në Birmani.

Vendet e organizatës rajonale, ASEAN, dolën me një deklaratë në Kombet e Bashkuara ku thuhej se ato ishin të revoltuara nga dhuna e përdorur kundër demonstruesve paqësorë.

Njoftimet nga Birmania bëjnë të ditur se autoritetet ushtarake kanë vendosur ndalimqarkullim në zonën përreth pesë manastireve kryesore në kryeqytetin e vendit Rangun në një përpjekje për të ndaluar protestat kundër qeverisë.

Protestat filluan muajin e kaluar pas dyfishimit të çmimit të karburantit. /BBC/