Dje në Shkup, në fshatin Lisiçë të Re në mes të ditës është sulmuar një grua përderisa ishte duke e çuar fëmijën e saj te mjeku, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njerëzve të afërt të të sulmuares, një grua me flokë të zeza dhe syze i është afruar gruas viktimë për ta pyetur se ku janë ndërtesat e reja me qëllim për t’ia tërhequr vëmendjen, dhe në të njëjtën kohë, një burrë është përpjekur që ta rrëmbejë fëmijën që ka qenë qenë në një karrocë, por për fat të mirë ajo ishte e lidhur.
Gruaja menjëherë ka filluar të kërkojë ndihmë dhe të dy menjëherë kanë ikur. Sipas informacioneve, thuhet se për rreth nuk ka pasur njerëz dhe vetura.
Më parë, një burrë dhe një grua me veturë Astra Karvan me ngjyrë të kaltërt është përpjekur për të rrëmbyer një fëmijë në lagjen ’11 tetor’ në Kisella Vodë dhe Draçevë.
Rastet janë raportuar tashmë në polici. Qytetarët të shqetësuar për fëmijët e tyre, dëshpërimisht kërkojnë për një angazhim më aktiv nga ana e policisë, por deri tani nuk ka asnjë rezultat të veprimeve të tyre. /Telegrafi/