Site icon Telegrafi

Përpjekja për të luftuar përhapjen e coronavirusit, Kina vë në aksion edhe “minitanket” – ato lëvizin pa pilotë

Mini-tanke të kontrolluar nga distanca janë vendosur në rrugët e Kinës në përpjekjen e fundit për të luftuar përhapjen e coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjetet e blinduara mbajnë 200 litra lëng dezinfektues dhe janë në gjendje të “spërkasin” 540,000 metra katrorë çdo orë.

Siç bëhet e ditur më tej, dy nga minitanket po vendosen në qytetin Taiyuan, kryeqytetin e Provincës Shanxi në veri të Kinës.

Ata drejtohen nga teknikë të veshur me veshje të plotë të maskuar dhe dërgohen në komunitete të mbushura me njerëz.

Pamjet e marra jashtë Rrethit Rezidencial të Xinghuabei thuhet se tregojnë një prej automjeteve që drejtohen në një kompleks të mbyllur më 13 shkurt.

“Ne filluam t’i përdorim ato për dezinfektim dhe parandalimin e sëmundjeve në Taiyuan në 4 shkurt. Ato u përdorën për dezinfektimin e burgjeve dhe mjediseve të tjera të sigurisë së lartë”, ka thënë Hou Yongfei, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Automjeteve pa pilot. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HnyErQ4-kCg

Exit mobile version