Ky është momenti kur drejtuesi i një furgoni në Britaninë e Madhe, thuajse ka shkatërruar gjithë parkingun, ndërsa përpiqej të parkonte automjetin e tij.
Pamjet e filmuara nga një tjetër person i pranishëm, tregojnë momentin kur ai shkatërron sistemin e tubave në tavanin e parkingut, ndërsa mund të vihet re se ato nisin të rrjedhin.
Video e publikuar më herët në rrjetet sociale, është kthyer në virale, transmeton tema.