Ahmet Çakar llogaritët një prej ish-gjyqtarëve më të mirë turq të futbollit.
Ai aktualisht punon në një televizion si analist i futbollit të kampionatit të Turqisë.
Por, kohë pas kohe kanë edhe momente gazmore, por edhe aksidentale.
Një prej tyre ka ndodhur edhe gjatë emisionit të fundit, kur 58-vjeçari u përpoq të voziste një motoçikletë.
Çakar humbi kontrollin mbi motoçikletën dhe përfundoi në barrierat e skenës, por që fatmirësisht nuk pësoi ndonjë lëndim dhe vazhdoi me emisionin. /Telegrafi/