Dean Leggett ka qenë në shtëpinë e tij në Essex të Anglisë, kur ka dëgjuar manovrat e një veture dhe ka menduar se është dikush duke u stërvitur për gara.
Por, me të dalë në dritare, 51-vjeçari ka parë se është një shofere që nuk po mund të parkonte në një hapësirë të gjerë dhjetë metra, transmeton Telegrafi.
Madje, ajo u përpjek shtatë herë të ndalonte si duhet makinën e saj Citroen C1, që ka përmasa mjaft të vogla.
“Dukej sikur vetura donte të eksplodonte, veprimet e saj ishin të çuditshme. Më vinte të dilja nga dritarja dhe ta parkoja për të”, ka thënë Leggett për ngjarjen e pazakontë. /Telegrafi/
https://youtu.be/_NuYylHCjBo