Juan va nden Heever po përpiqej të bënte selfien më të mirë, kur koka i ‘përfundoi’ në sqepin e një pelikani që dukej shumë i interesuar për lojë.
Derisa 18-vjeçari ndodhej për pushime në Walvis Bay Lagoon të Namibisë, mbi barkën e tij u afrua kjo shpezë që kishte sjellje shumë miqësore, transmeton Telegrafi.
Në kohën kur po ia kafshonte kokën, krahët dhe kamerën, adoleshenti vetëm qeshte dhe vazhdonte të shkrepte fotografi.
“Pjesa më e mirë, është kur më kafshoi kokën. Janë shpezë që rrinë shumë larg dhe indiferente, më dukej e çuditshme që po luante me mua”, ka thënë Heever. /Telegrafi/