Ekonomistët i ndjekin me kujdes shpenzimet e konsumatorëve, sepse është kërkesa e konsumatorëve ajo që nxit shumicën e aktivitetit ekonomik. Në raportin e sotëm të Departamentit të Tregtisë thuhet gjithashtu se të ardhurat personale kanë shënuar një farë rritjeje.
Ekspertët e qeverisë do të publikojnë të premten një raport më të gjerë për tregun e punës. Këto të dhëna pritet të tregojnë se ekonomia amerikane pati një rritje neto prej 188 mijë vendesh pune, ose më tepër.
Ekonomistët e intervistuar nga agjencitë e lajmeve po ashtu parashikojnë se ritmi i papunësisë do të qëndrojë tek 8.9 për qind. /Telegrafi/