Site icon Telegrafi

Përparim Rama prezanton planin për trajtimin e problemit me qentë endacak

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka thënë se numri i madh i qeneve endacak paraqitet si një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve të kryeqytetit.

Rama ka thënë se kanë plan konkret për këtë problematikë.

“Prania e madhe e qeneve endacak paraqitet si një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve të Prishtinës. Ne kemi plan konkret për këtë problematikë.

Gjithherë duke pasur parasysh trajtimin civilizues të kafshëve, mbrojtja nga qentë endacakë do të organizohet në sistemin KSVL (kapja-sterilizimi-vaksinimi-lëshimi), por edhe do të përkrahen strehimore dhe organizatat joqeveritare të cilat merren me trajtimin e tyre”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version