Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se shkarkimi i nënkryetares dhe drejtorit të PDK-së nuk lidhet me politikë.
Ai tha në ATV se këto zhvillime lidhen me rezultate punë.
“Kjo nuk ka aspak të bëjë me aspekte të koalicionit. Normal, kam edhe dyshimet e mia për funksionimin e koalicionit. Personalisht nuk e llogarisë të prishur koalicionin me PDK-në në Prishtinë, mirëpo nëse e sheh se partnerët e koalicionit nuk kanë ardhur tre seanca në Kuvendin Komunal, kjo është e pakuptimtë”.
Rama thotë se PDK ka qenë e paqartë pse nuk ka marrë pjesë në këto seanca kuvendore.
“Jam takuar me Uran Ismailin dhe ja kam shprehur pakënaqësinë për mospjesëmarrjen në seanca, pasi nuk kanë pasur arsye për mospjesëmarrje. Prej dy vitesh ne kemi shtyrë përpara projektet dhe kemi pasur bashkëpunim. Kur kemi pasur problem pikat i kemi larguar dhe i kemi lënë për herë tjera”.
I pari i kryeqytetit thotë se njerëzit e PDK i ka shkarkuar për rezultate.
“tash, normal duhet të takohemi dhe të bisedojmë, apo normal partia në koalicion mund të marrë vendime të saj që mendon se janë të drejta”, ka deklaruar Rama./Telegrafi/