Site icon Telegrafi

Përparim Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” ambasadorit Qemal Minxhozi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhuruar sot “Çelësin e Qytetit” ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi për kontributin e dhënë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve në takimin lamtumirës që pati me të.

Rama ka falënderuar Minxhozin për punën e tij, transmeton Telegrafi.

“E falënderova për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë. Në përfundim të misionit i dhurova “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tone”, deklaroi Rama.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi u shpreh falënderues për mikpritjen e bashkëpunimin që kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka patur gjithmonë me të gjitha qytetet shqiptare.

“Jam vërtetë i lumtur që pata mundësinë që përgjatë këtyre viteve që kam shërbyer në Kosovë të bashkëpunoja me një njeri me shumë vlera i cili ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, deklaroi Minxhozi.

Qemal Minxhozi, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës për 10 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version