Telegrafi

Përparim në takimin e Komitetit të përbashkët mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Në takimin e tretë të Komitetit multidisiplinar të përbashkët të ekspertëve historik, arkeologjik dhe çështje arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili u mbajt dje dhe sot në Athinë është arritur përparim në përmbushjen e detyrave të Komitetit dhe janë konfirmuar përfundimet e takimit të dytë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, takimi është mbajtur në atmosferë, miqësore, konstruktive dhe pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të dy palët janë pajtuar të vazhdojnë me zbatimin e mandatit që ju është caktuar nga Marrëveshja e Prespës, në kuadër të parimeve dhe qëllimeve të UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës. Në takim janë shqyrtuar dhe diskutuar kurikulumet e të dyja palëve dhe gjithashtu është biseduar për librat e historisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/