Site icon Telegrafi

Përparim Krasniqi është vrarë brenda banesës së tij që posa e kishte blerë

Burime të Gazetës Express, thonë se dyshohet që viktima e gjeti vdekjen për shkak të një problemi që kishte me miqtë e tij.

Përparim Krasniqi ishte i martuar, por ka pak kohë që ai është ndarë me gruan e tij.

Dyshohet se ky është motivi kryesor i vrasjes. Aktualisht në vendin e ngjarjes ka dalë policia, mjekësia ligjore dhe të gjitha ekipet relevante. Vrasja dyshohet se është kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.


 

Vritet një i ri në Gjakovë

P.K. 21 vjeç është qëlluar për vdekje, rreth orës 2 të mëngjesit në banesën e tij në Gjakovë.

Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale e Gjakovës, njofton korrespondenti i KD nga Gjakova.

Mirëpo, nuk janë dhënë detaje të tjera rreth kësaj vrasje.

Mësohet se viktima jetonte në një ndërtesë kolektive prej dy viteve përballë garazhit të autobusëve, në Gjakovë. /Koha.net/
 

Exit mobile version