Telegrafi

Përparim Islami largohet nga Drita

Përparim Islami është i larguari i radhës nga Drita.

Skuadra gjilanase ka qenë mjaftë aktive këtë afat kalimtar të verës me lojtarët që ka afruar në radhët e veta dhe largimet.

Futbollisti i radhës që është larguar nga gjilanasit është mbrojtësi i djathtë Përparim Islami.

Islami kishte kontratë me skuadrën gjilanase edhe për një vit, por kontrata është mbyllur me marrëveshje të dyanshme.

“Falënderoj drejtuesit e Dritës , konkretisht udhëheqësit e klubit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin fantastik. Falënderoj shumë stafin të cilët punuam së bashku gjatë kësaj periudhe njëvjeçare sa isha pjesë e Dritës”.

“Një falënderim shkon për gjithë bashkëlojtarët e skuadrës. E falënderim kanë te gjithë qyteti i Gjilanit si dhe tifozët të cilët na kanë qëndruar gjithmonë afër dhe na kanë përkrahur”, ka shkruar Islami.
Gjatë ditëve të ardhshme Islami pritet të vendos për klubin e ri. /Telegrafi/