Telegrafi

Përparim Hetemaj vendos se për kë do të luaj

Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj më në fund ka vendosur se për kë do të luaj.

Ylli i Chievos në Serie A, nuk u paraqit në ndeshjen e parë të Finlandës përballë Kosovës, pasi dëshira e tij ishte të mos luaj kundër vendlindjes.

Por duket se Hetemaj do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e Finlandës dhe këtë e ka bërë të ditur trajneri i saj.

Lexo po ashtu Reagimi i CR7 në momentin e zëvendësimi lë shumë për të dëshiruar (Foto/Video)

Hasse Backe ka bërë të ditur se Hetemaj ka vendosur për Finlandës dhe këtë vendim do ta shpjegoj në grumbullimin e radhës.

“Hetemaj është mjaftë i rëndësishëm për Finlandën. Ai ka vendosur të luajë me ne dhe jemi të lumtur që e ka marrë këtë vendim”.

“Në grumbullimin e ardhshëm Përparimi do ta shpjegojë vendimin e tij”, ka përfunduar Backe. /Telegrafi/