Nëse punoni nga shtëpia, kini parasysh që më së shumti gëzohet kanakari juaj shtëpiak
Nëse për shkak të pandemisë së virusit punoni nga shtëpia, kini parasysh që më së shumti gëzohet kanakari juaj shtëpiak, andaj atë kohë kalojeni sa më mirë me të.
Përkëdheleni qenin apo macen tuaj dhe lozni me ta, sepse kur të përfundojë kjo situatë, do t’u ktheheni obligimeve të rregullta afariste, ndërkaq ata sërish do të jenë vetëm në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, shkencëtarët këshillojnë që të mos u përkushtoni kujdes të tepruar, sepse kthimin tuaj në punë vështirë do ta përballojnë.
Koha të cilën e kaloni me ta në shtëpi u jep ndjenjë sigurie, ndërkaq ndarja do të mund të shkaktojë anksiozitet te kanakarët shtëpiakë.
Profesori Daniel Mils, nga universiteti amerikan Lincoln, rekomandon që njerëzit të kalojnë kohë cilësore me kanakarët e tyre, por jo gjithë ditën t’ua ofrojnë kujdesin.
Në vend që t’ua lini ushqimin në enë plastike, hidhjani një copë ushqimi diku në shtëpi dhe thoni që ta gjejë.
Kur ta bëjë këtë, bëni me dije që e ka bërë punën mirë. Përdorni topa të vegjël dhe lodra.
Loja në të cilën hidhni objektin, ndërkaq ai jua kthen, gjithashtu mund të praktikohet edhe në hapësirë të mbyllur. /Telegrafi/