Site icon Telegrafi

Përparësitë e gatimit me avull

Nuk do zhgënjehesh
Keni menduar se është metoda e gatimit për periudhat e dietës? Në fakt jo. Gatimi me avull është i përdorshëm edhe për pjatat e zakonshme. Madje për pjata shumë të shijshme. Një lëng gjatë zierjes prodhon avull. Kjo krijon një ambient të ngrohtë dhe të lagësht përreth produktit që do të gatuhet dalëngadalë. Mbylli produktet në avull dhe shija dhe aroma nuk do të shpërbëhen sepse gatimi në avull konservon shijen dhe vlerat ushqyese.

Përparësitë e gatimit me avull

Është i lehtë: përdoren shumë pak lëndë të yndyrshme. – Është i shëndetshëm: Vitaminat dhe mineralet konservohen falë gatimit në temperaturë të ulët.

Është aromatik: ushqimet i përthithin aromat delikate të erëzave të përdorura. – Një lëng magjik: uji i mbetur nga gatimi me avull është një koncentrat i vërtetë vitaminash. Por bëni kujdes të mos e ekzagjeroni!

Asnjë rrezik: nuk rrezikon të djegësh ushqimet. Maksimumi do jenë pak si shumë të pjekura.

Çfarë të duhet për të gatuar në avull?
Përveç tiganit tradicional me presion, ekzistojnë edhe mjete të tjera për këtë lloj gatimi:

Pjekës elektrik me avull
Këto aparatura në përgjithësi janë të përbëra nga tre enë me avull që vendosen mbi një bazë të mbushur me ujë. Zënë pak vend por janë praktike dhe të mundësojnë që të gatuash për shembull perimet poshtë dhe peshkun lart, ose sasi të mëdha ushqimi nëse i mbush të trija enët. Mund ta përdorësh edhe për të ngrohur rizoton dhe pastat pa u ngjitur.

Këshilla për aromë
Vendos barëra të freskëta ose erëza poshtë produkteve që po gatuan. Përgatit një lëng aromatik në vend të ujit duke shtuar verë të bardhë dhe erëza. Ngopi ushqimet me erëza. Hidh kripë të trashë.

Avull apo jo? Natyrisht që mund të gatuash çdo gjë më avull, por disa produkte janë më të përshtatshme për këtë metodë gatimi sesa disa të tjera.

Të përshtatshme për gatimin me avull
• Të gjitha perimet
• Të gjithë llojet e peshqve
• Raviolit kineze
• Kremrat
• Disa lloje ëmbëlsirash
• Shpendët

Jo shumë të përshtatshme për gatim me avull
• Mishrat e bardhë, janë të fortë dhe duhen gatuar gjatë
• Mishrat e kuq. (Më mirë në skarë)
• Receta me djathë: shumë lagështirë, përfundimi nuk do dilte i kënaqshëm
• Torta të kripura dhe receta krokante

Një këshillë e vogël – Kujdes!
Mos gatuaj në të njëjtën kohë ushqime që nuk shkojnë më njëri-tjetrin. Do ishte mëkat që ëmbëlsirat e tua të gatuara në avull të mbanin erën e lulelakrës që po gatuhet në mbajtësen lart.
 

Exit mobile version