“Higjiena menstruale nuk është privilegj” dhe “Protestojmë kundër varfërisë femërore”, ishin motot e protestës së sotme para Ministrisë së Financave të organizuar nga disa organizata joqeveritare.
Ata kërkojnë uljen e TVSH-së për produktet menstruale nga 18 në 5 përqind, për të ulur të ashtuquajturën varfëri menstruale.
U kërkua subvencionimi i çmimit të produkteve menstruale në shkollat fillore dhe të mesme si dhe tualetet publike nga vlera e buxhetit.
Kërkesat i kanë dorëzuar Ministrisë së Financave.
Organizatorë të protestës së sotme ishte OJQ-ja “Rrjeti për Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor”, mbështetur nga Platforma për Barazi Gjinore dhe Lëvizja “Perioda” nga Shkupi.