Miliarderja zvicerane, Jocelyn Wildenstein, ka mahnitur fansat me një fotografi të vjetër që tregon se si dukej ajo para se të kthehej në “Catwoman”.
82-vjeçarja shpenzoi shuma të mëdha parash për operacione plastike, duke i dhënë asaj pseudonimin “Catwoman” pasi një ngritje e fytyrës i dha asaj një pamje gjithnjë e më të ngjashme me mace.
Ndonëse ende pretendon se nuk ka bërë shumë ndërhyrje në fytyrë, ndjekësit në mbarë botën janë tronditur nga një foto nga rinia e saj në të cilën ajo pozon me vajzën e saj, Diana.
Jocely dukej perfekte si një divë hollivudiane me një frizurë dhe grim magjepsës ndërsa mbante në krahë vajzën e saj.
“Gëzuar ditëlindjen për vajzën time të bukur Diana Wildenstein”, ka shkruar ajo.
Shumë ndjekës e vlerësuan pamjen e saj të dikurshme, por gjithashtu shkruan se ishin të shokuar nga ajo që ishte kthyer duke parë se çfarë bukuroshe ishte.
Ish-burri i Jocelyn, Alec Wildenstein, pretendoi se të dy bënë disa nga operacionet e tyre të para plastike së bashku rreth një vit pasi u martuan në 1978, duke zgjedhur një ‘lifting’ të syve.
Megjithatë, pas kësaj, Jocelyn thuhet se vazhdoi me procedurat, duke pretenduar se arsyeja që ajo iu nënshtrua disa ndërhyrjeve ishte sepse Alec “urren të jetë rreth njerëzve të moshuar”. /Telegrafi/